Gjtë një funerali të një ushtaraku disa ditë më parë ka ndodhur një incidentku prifti rus Mykhailo Vasiliuk i Patriarkanës së Moskës ka sulmuar klerikun ukrainas Anatoly Dudko.
Shkak për sulmin në fjalë ishin komentet e klerikut ukrainas për presidentin rus, Vladimir Putin.
Videon e ka postuar inspektori lokal Serçig Timkov, i cili ka bërë të ditur se kleriku pasi është sulmuar me kryq nga prifti, ka pësuar lëndime të lehta.
Sipas mediave ukrainase, Dudko citohet të ketë thënë se Vladimir Putin e nisi luftën në Ukrainë pjesërisht për të mbrojtur besimtarët e Kishës Ortodokse Ruse, gjë që shkaktoi një reagim të fortë nga prifti rus.
“Për mendimin tim, incidenti kalon kufirin e arrogancës. Në bazë të asaj që kemi parë, unë kërkoj nga organet e rendit të sigurojnë rendin në çdo tubim ku ka konflikt”, tha Timkov./albeu.com