Rama tregon vendimin që ka marrë qeveria për familjen e vogëlushit që ndërroi jetë në Kakavijë

Qeveria shqiptare ka marrë vendim të ndihmojë me një shumë monetare familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi u përplas për vdekje nga autoambulanca në Kakavijë, teksa priste në radhë të kalonte kufirin me familjen.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Sipas tij, familjes së vogëlushit do i akordohet një shumë prej 500.000 lekësh të reja.

Rama në Twitter:

Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera😢 Engjëlli i vogël u dhëntë forcë🙏


Shtuar 17.08.2020 13:19