Kushtet për në BE, Ukraina zgjedh një prokuror special për luftën kundër korrupsionit

Ukraina ka konfirmuar zgjedhjen e Oleksandr Klymenkos si prokuror special kundër korrupsionit.

Ky vendim erdhi në përputhje me kushtet që lidhen me pranimin në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Lufta kundër korrupsionit është një prioritet, nga i cili varet atraktiviteti i investimeve dhe liria e biznesit, tha shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrey Yermak.

Klimenko u emërua pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij gati dy vjet më parë, sipas Reuters.