Fituesi i programit të gatimit në Sky këtë vit e kryesoi shqiptari nga Dibra.
Bëhet fjalë për Erion Fishtin 23-vjeç.
Ai fitoi çmimin e parë në Akademinë e Chef Antoninos Cannavaçiuolo dhe nga ai moment ka marrë shumë oferta.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Erioni tregoi detajet se si fitoi çmimin e parë dhe paragjykimet që ka ndjerë për faktin që është shqiptar.
Ai ka zbuluar se specialitet në gatimet e tij ka peshkun, pasi në Itali është rritur në një vend afër detin.
“Në fillim ka qenë pak e vështirë se unë skam qenë ndonjëherë përpara kamerave. Mora pjesë dhe fitova. Është vështirë të konkurosh se këtu ky emër është shumë i njohur. Edhe në Curriculum është një eksperiencë shumë e mirë. Më kanë ardhur shumë oferta pune pas kësaj, por nuk shoh lekun, shoh emrin”, tha Erioni./albeu.com