Përplasen me sende të forta dy grupe të rinjsh në Elbasan, rrëmbehet një djalë, policia në ndjekje të një mjeti

Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e qetë në Elbasan. Në qendër të qytetit ka plasur një sherr mes dy grupe të rinj. Gjatë përleshjes janë përdorur dhe sende të forta, ndërsa mësohet se disa personat e përfshirë në ngjarje janë larguar me një mjet tip Ford gri, që nuk ishte i tyre.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se ata kanë rrëmbyer dhe një të ri, që ishte përfshirë në sherr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje. Disa janë vënë në ndjekje të mjetit, ndërsa disa nga efektivët po marrin dëshminë e personave që u gjendën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet./albeu.com