Një 73-vjeçarer është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në Ishull Shëngjin, Lezhë. E moshuara ishte larguar nga shtëpie, dhe djali i saj sot e kishte kallëzuar si të zhdukur.
Trupi i pajetë i gruas është dërguar në morgun e spitali të Lezhës, për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune nga këqyrja paraprake.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.