Skriniar ende në “ajër”, nesër pritet takim mes PSG-së dhe Inter për mbrojtësin

Pista që mund ta çojë Milan Skriniar nga Interi në PSG nuk është mbyllur ende.

Siç raporton “Sportitalia”, nesër do të ketë një takim të ri mes Interit dhe drejtuesve të klubit francez për të diskutuar transferimin e mundshëm të mbrojtësit sllovak në Paris.

Interi i ka bërë të qartë klubit francez se ata nuk e lëshojnë mbrojtësin e tyre më të mirë të ekipit pa 70 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.07.2022 21:20