Analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se me heqjen e termit socialist nga emërtimi i partisë, Ilir Meta tregoi se është shkëputur përfundimisht nga e majta.
Komentet Minxhozi i bëri në Log. në ABC, ku ndryshimi i emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë ishte një nga pikat e diskutimit.
Pjesë nga biseda:
Minxhozi: S’do të thotë gjë kjo, por ai është i ri dhe donte të thoshte se ka akoma vite përpara. Ndryshimi i emrit ishte simbolike, dhe kishte sens që me kthimin e kryetarit historik të LSI, të kishte një rithemelim. Vë re një detaj, Ilir Meta, ka këput kordonin e vjetër të kërthizës, duke hequr atë socializëm nga emri.
Xhafo: Pra e hap ideologjikisht partinë.
Minxhozi: Duke hequr termin socialist, do të rishfaqet me atë që nuk ka asnjë lidhje me të majtën./albeu.com/