Meta: Jam i vetmi president që i dhashë nënshtetësinë fortlumturisë Janullatos

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur se ka qenë i vetmi president që i ka dhënë nënshtetësinë kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos.

Kjo pasi sipas tij, ai është drejtues i Kishës Orthodokse shqiptare. Meta shtoi se ky vendim i tij do të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Unë jam i vetmi president që i kam dhënë nënshtetësinë fortlumturisë së tij Anastas Janullatos. Edhe ja dhash publikisht, nuk ja dhashë fshehurazi. Dhe mirë bëra, pasi ai është drejtuesi i Kishës tonë. E bëra këtë gjë edhe për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë e Greqisë”, u shpreh Meta./albeu.com/


Shtuar 25.07.2022 20:00