Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se mezi po pret për të rimarrë mandatin e dytë të Presidentit të Republikës.
Komentet Meta i bëri nga Konventa Kombëtare e LSI, e cila po zhvillohet tani.
“Dje siç kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues, detyrën e më të lartë të në këtë shtet atë të Presidentit të republikës. Përfundova mandatin e parë si president, dhe në këtë mënyrë patra dhe eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet. Të kryeministrit në moshën 30-vjeçare, të kryetarit të parlamentit dhe të presidentit.
Dikush më pyeti nga këto të treja ku je ndier më mirë, padiskutim në detyrën e Presidentit të republikës së Shqipërisë, mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”, u shpreh Meta./albeu.com/