CR7 kthehet në Manchester, nesër takim i rëndësishëm me drejtuesit e klubit

Cristiano Ronaldo u kthye sot në Manchester dhe nesër do të takohet me drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Sulmuesi portugez do të diskutojë të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë në Angli apo do të transferohet diku tjetër.

Një nga destinacionet e mundshme të portugezit është Atletico Madrid, ku pak më herët qarkullonte edhe një lajm se Georgina Rodriguez filloi të ndiqte në Instagram bashkëshorten e Diego Simeones./ h.ll/albeu.com