Sot në SPAK janë depozituar prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në “facebook”.
Balla shton se “kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim”.
Ai thekson se ka besim se drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund! /albeu.com