Vetëm një orë larg nga seanca plenare ku do të bëhet edhe betimi i Bajram Begaj asi Presidenti i ri i Shqipërisë.
Ndërkohë garda e Republikës ka mbërritur në apartamentin ku Begaj jeton dhe nga momenti në moment pritet që Bajram Begaj të niset drejt Kuvendit për të marrë detyrën e re.
Pas seancës plenare dhe betimit të Begaj për detyrën e re, në Tiranë është organizuar një ceremoni zyrtare për marrjen e postit të tij.
Pjesëmarrës do të jenë figura të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërsa të vetmit që nuk do të marrin pjesë në ceremoni, do të jenë deputetët e partisë Demokratike./albeu.com