Aksident në Krujë, makina përfundon në përrua, 27-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar në aksin Krujë- Fushë-Krujë në afërsi të Krastës.

Makina tip “Fiat doblo” me drejtues shtetasin me iniciale A.SH., 27 vjeç nga Kruja ka dalë nga rruga duke përfunduar dhjetëra metra poshtë në përrua.

Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit i cili udhëtonte i vetëm.

I riu është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë./albeu.com