Movotimi i rezolutës kundër Dick Martyt, Berisha i përgjigjet Ramës: Ika për arsye pune

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të projekt/ rezolutës kundër raportit të Dick Marty, duke sulmuar Berishës që nuk votoi.

Rama i cilësoi veprimin e Berishës si politikë e nevertishme pa din e imam, ndërsa tha se ish-kryeministri nuk është damkosur vetëm nga non grata e SHBA.

Berisha i është përgjigjur duke i thënë se, nuk ishte i pranishëm gjatë votimit pasi i kishte dalë një punë dhe i duhej të lëvizte.

“Për një arsye pune nuk mund të isha, por deklarova votën pro në platformën e parlamentit. Për pozicionin që unë kam kjo është kryesoja, Ishte vendosur që ne si deputett ta votojmë rezolutën. Obligime të tjera nuk më lejuan të isha i pranishëm. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Marty”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 22.07.2022 12:32