Kryeministri Edi Rama duket se po planifikon një manifestim gjigant përpara nisjes së pushimeve.
Bëhet me dije se manifestimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej” me rastin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Ky organizim është diskutuar ditën e djeshme në takimin e kryeministrit me krerët e rinj të degëve të Partisë Socialiste.
Manifestimi pritet të mbahet në 28 korrik në orën 19:00.
Ndërkaq, kjo lëvizje e Ramës vjen pas protestës së 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë. Një ndër elementët që u diskutua për tubimin e demokratëve ishte pjesëmarrja. Duket se Rama ka vendosur që edhe ai të nxjerrë njerëzit e tij në shesh, por këta të fundit për të festuar një moment të rëndësishëm të vendit./albeu.com