Dhoma e Avokatisë me në krye Maks Haxhinë ka dalë në një deklaratë për shtyp, pas miratimitr të Hartës së re Gjyqësore.
Haxhia është shprehur se në kushtet aktuale, hapi i radhës do të jetë Gjykata Kushtetuese.
“Demonstruam protestimin civil dhe demokrat pavarësisht mosdëgjimit. Pasojat janë direkte mbi ne dhe publikun. Ne dalin nga kjo sallë me një reputacion dhe të vendosur se kemi marrë qëndrim të drejtë. Për të qenë korrekt me kuadrin ligjor dhe statutin që rregullon gjithë veprimtarinë e Dhomës kjo mbledhje është në conform të të gjitha kërkesa dhe çdo vendim që do merret është conform ligjit. Tani hapi ynë final do të jetë Gjykata Kushtetuese. Këshilli ka ngritur një grup që do përgatisë material që do finalizohet me një kërkesë të përcaktuar conform ligjit”, tha ai./albeu.com