Ju ndoshta i kushtoni më shumë vëmendje fytyrës dhe qafës dhe pikërisht për këtë arsye duart tuaja do të tregojnë shenja plakjeje, sepse shpesh quhen fytyra e dytë.
Luigi Polla, dermatolog nga Gjeneva, thotë se lëkura e duarve është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe ndikohet nga një sërë faktorësh.
Ai shton se larja e shpeshtë, temperaturat e ftohta, rrezet e diellit dhe era mund të ndikojnë që lëkura të shfaqë shenja të plakjes shumë më herët – ajo humb volumin dhe bëhet e hollë.
Larja e duarve vazhdimisht, veçanërisht nëse përfshin ujë të nxehtë, sapunë të fortë ose dezinfektues, mund të shkaktojë acarim. Për ta parandaluar këtë, përdorni sapunë të butë kur lani duart dhe më pas aplikoni një krem ushqyes për të ndihmuar lëkurën të rikuperohet dhe të krijojë një barrierë në sipërfaqe.
Përdorimi i një kremi cilësor të duarve është mënyra më e mirë për të parandaluar plakjen e lëkurës së duarve, por gjithashtu do të rivendosë lagështinë e saj.
Përbërësit që duhen kërkuar në kremin e duarve janë glicerina, ureja, acidet dhe vajrat bimore. Duhet të shmangni çdo përbërës që e thajnë lëkurën, duke përfshirë edhe acidet AHA. Gjithashtu duhet të shmangni kremrat me pH më të lartë se shtatë./albeu.com