“Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me rradhë…”
Në një kohë kur qeveria duket të ketë shkuar me pushime, dhe të lërë në mëshirë të fatit përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid 19 në vendin tonë, duket se ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, ka gjetur fajtorët e përhapjes së virusit.
Postimi i plotë i Beqajt:
Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me rradhë.
Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor. Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia.
Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.
Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit. KOHA ËSHTË TANI!