Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto të flamurit shqiptar në oborrin e Komisionit Europian, një ditë pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
“MIRËMËNGJES, me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/pfbid035w15uL9B5gvh6madkb4XS3zZxwxMka6Xp7fHeyPhdKmejo8mKfN4uUyftoX1ir5Sl?__cft__[0]=AZXTPUqMUE3BwWoycvdZ-zv2FIuBUxzHJL-tszw0JuoC2xw2Kl_4l1tcuzRK8co8WURLFQzDUHaNzDCnnGfux-UyezJrLkzIW-7m0jHs3bgIGTStIlMGeA9NNjKHrY82ezQ&__tn__=%2CO%2CP-R
Kujtojmë se ditën e djeshme, e martë 19 korrik, Shqipërisë iu hapën negociatat pas 8 viteve pritjeje.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të ndjekin një proces të ndryshëm nga kandidatët e tjerë rajonalë, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët tashmë po negociojnë për anëtarësim.
“Për herë të parë, ne aplikuam metodologjinë e rishikuar në tërësinë e saj, tani e tutje, ne do të injektojmë në negociatat me Shqipërinë më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe një drejtim më të fortë politik”, u tha gazetarëve të martën komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Si një hap tjetër në procesin e pranimit, Komisioni Evropian është vendosur të nisë një proces rigoroz shqyrtimi të legjislacionit të vendit kandidat për të parë se sa mirë është ai në përputhje me ligjin e BE-së, tha Varhelyi.
Gjatë procesit, Komisioni do të identifikojë, ndër të tjera, reformat kyçe të sundimit të ligjit dhe kundër korrupsionit.
Shqipëria, përparimi i së cilës është lidhur nga BE-ja me Maqedoninë e Veriut, pritet të nisë menjëherë negociatat e anëtarësimit, ndërsa Shkupit do t’i duhet së pari të ndryshojë kushtetutën duke përfshirë bullgarët si një pakicë e njohur.