Dy ditë më parë ndodhi atentati në Fishë Krujë ku mbetënn të vrarë tre perosna.
Por duket se ekzekutimi i Brilant Martinajt ka prekur edhe personazhet e showbizit shqiptar.
Pas reperëve Arkimed Lusha (Stresi) dhe (Feronit Shabani) i njohur si Fero, së fundmi ka reaguar edhe Serena Sula. Modelja e twerk-ut ka publikuar disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën, teksa ka shprehur keqardhjen për humbjen e shokut të saj.
“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”,-shkruan Serena./albeu.com