Zjarri në tokat bujqësore shtetërore në Divjakë, shpërthen Braçe ndaj policisë: Të paaftë, njëherë të vetme bëni detyrën

Pas zjarrit që u është vënë tokave bujqësore në pronësi të shtetit, në fshatin Ferras në Divjakë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe. Ky i fundit ka shpërthyer ndaj policisë së Divjakës, të cilët i ka cilësuar të paaftë për të vënë para përgjegjësisë autorin.

Postimi i Braçes:

NUK DO TA GEZOSH KURRE ATE TOKE!

HARROJE!

MADJE NUK DO GEZOSH ASNJE METER TOKE TE ZAPTUAR!

Dje ne mbremje vone, ne Ferras,

njesia Grabian, DIVJAKE;

JU VU ZJARRI ME DASHJE TOKES SHTETERORE NEN KONTRATE MES MINISTRISE SE BUJQESISE DHE SHOQERISE PRAGMA INVESTMENT!

Zjarri eshte ky!

6 DITE me pare fola per token ne KUVEND, DESHTIMIN E KONTRATES, ZAPTIMIN E TOKES SHTETERORE PER 40 VITE DUKE E MBJELLE ME PLEPA.

Dy dite me pas bari i eger ne ato toka u korr dhe u vodh duke u strehuar ne hangaret e hajdutit.

Dje, njeriu qe ka zaptuar e ka mbjelle plepa ne token e shtetit doli ne tv e tha se plepat ishin mbjelle ne token e tij.

I kerkova KADASTRES NE LUSHNJE DOKUMENTAT E KONTRATES SE PRAGMA NE 141 HEKTARE DHE CDO ESHTE E QARTE NE LETRA E FUSHE;

PLEPAT JANE MBJELLE NE TOKEN E SHTETIT!

Po dje ne mbremje tokes ju vu zjarri!

Shume faleminderit banoreve te Ferrasit qe luftuan me flaket per ti shuar; faleminderit edhe zjarrefikesve qe edhe pse pas nje zjarri te madh ne Spolate ku shpetuan qindra serra, u kthyen te merreshin edhe me zjarrin e qellimte ne token e shtetit.

I kerkoj drejtuesve GJUMEBERES,

TE PAAFTE, PA DESHIRE E TE PA PERKUSHTUAR TE KOMISARIATIT TE DIVJAKES, nje here te vetme te bejne DETYREN!

Tre vatra infeksioni ne Divjake po ngjallin krimin ne te gjithe zonen!

HETONI!

MOS KINI FRIKE!

 

 

Shtuar 19.07.2022 11:10