Pogba mahnit fansat e Juves, francezi dhuron spektakël në ndeshje stërvitore (VIDEO)

Rikthimi i Pogba te Juventus është padyshim një nga afrimet më të bujshme këtë merkato verore.

Mesfushori francez nuk rinovoi me Manchester United dhe u rikthye pa hezitim te klubi italian i Juventusit.

Në një ndeshje stërvitore, Pogba ka dhuruar spektakël me topin. Ai ka dribluar mjaft bukur dy lojtarë dhe më pas ka dhuruar nje pasim të mahnitshëm me themrën e këmbës.

Këto pamje janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe menjëherë ka bërë jehonë forma e mrekullueshme e francezit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 15:03