Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rikujtuar se Komisioni Europian ka konstatuar dy herë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Në Twitter, Kurti i publikoi dy qëndrimet e fundit të KE, të vitit 2016 dhe 2018.
“Sot mbushen 4 vjet kur Komisioni Europian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari”, shkroi ai.
Kryeministri tha se duhet të përmbushen shpresat e qytetarëve për liberalizimin e vizave.
“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti./express
Today marks 4 years since @EU_Commission confirmed for 2nd time that Kosova fulfilled all the criteria for visa liberalization. We’re the most democratic & pro-EU country in Western Balkans, yet the most isolated.
Our citizens hopes should be met w/EU decisivness & solidarity. pic.twitter.com/tj1A6Og7Tq— Albin Kurti (@albinkurti) July 18, 2022