Bayern Munich përgatit goditjen vendimtare për De Ligt. Në kontaktet e fundit me Juventusin, drejtuesit bavarez e kanë bërë të qartë se mund t’i qasen ndjeshëm kërkesat e Juventusit, menjëherë pas zyrtarizimit të transferimit të Lewandowskit te Barcelona.
Klubi gjerman dëshiron të mbyllë operacionin brenda mesjavës, përpara se mbrojtësi holandez të shkojë në turne në Shtetet e Bashkuara. Të paktën ky është qëllimi.
Pas ofertës së parë (refuzuar) prej 60 milionë plus 10 bonuse, Bayern është gati të mbledhë edhe 10-15 milionë të tjera në total. Propozimi i ri duhet të jetë rreth 70-75 plus 5 bonuse: sa për të prekur 80 milionë, kështu Juve do të fillonte seriozisht të merrej me largimin e lojtarit.
Ndërkohë, Juve rrit ritmin në kërkimin e një zëvendësuesi. Lista është e gjatë por tani për tani emri i Pau Torres, është më favorit për të cilin 40-45 milionë mund të mos mjaftojnë. /albeu.com/