Partizani nuk ja del, eliminohet nga penalltitë (VIDEO)

Partizani nuk ia doli të kualifikohej në “Air Albania”, pasi “ruleta ruse” i buzëqeshi Saburtalos të cilët u treguan më të saktë. Të kuqtë humbën 4-5 me penallti. Në këtë mënyrë të besuarit e Dritan Mehmetit u eliminuan nga Conference League në turin e parë të ketij komepticioni.

Pjesa e parë mes vendasve dhe skuadrës gjeorgjiane u mbyll pa shumë histori, pasi dy ekipet nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës në “Air Albania”.

Franksioni i dytë nisi më mirë për miqtë të cilët arritën të kalonin në avantazh 7 minuta pasi hynë në fushën e lojës, duke shtangur të gjithë të pranishmit.

Demat e Dritan Mehmetit u munduan të gjenin golin e barazimit por te kuqtë nuk mundën të finalizonin rastet e krijuara.

Takimi shkoi në shtesë pasi në sfidën e parë të zhvilluar në Gjeorgji, Partizani triumfoi me shifrat 1-0.

Edhe 30 minutat e shtesës nuk arritën të prodhonin gol, me lojtarët që iu drejtuan “ruletës ruse” për të vendosur edhe skuadrën që do të merrte biletën për në turin e dytë të Conference League.

Nga gjuajtja e 11-metërshave, fati iu buzëqeshi Saburtalos të cilët fituan 5-4 me penallti ndaj demave, te cilët i thonë lamtumirë kompeticioneve europiane.


Shtuar 14.07.2022 23:01

Tags: