Monza është e vendosur të përforcohet dhe të mos rrezikojë rikthimin në Serie B direkt, ndaj edhe po punon që të afrojë lojtarët e duhur.
Drejtuesit e klubit italian po tentojnë lojtarë me eksperiencë dhe i fundit që kanë kontaktuar është një emër i madh.
Bëhet fjalë për brazilianin Marcelo, i cili ka fituar gjithçka me Real Madrid dhe tani është lojtar i lirë.