Imazhet e reja të NASA-s nga universi: Pse ky është një moment madhor për astronominë

Imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb janë mahnitëse.

Merrni një moment për t’i parë ato dhe detajet fillojnë të shfaqen, ato shpërthime të vogla drite janë galaktika që përmbajnë triliona yje.

Sasia e madhe e informacionit që përmban çdo imazh është marramendëse. Por ky thesar vjen nga vetëm disa ditë vëzhgimesh, dhe deri më tani teleskopi ka parë vetëm një pjesë të vogël të qiellit, Ëebb do të kapë kozmosin për 20 vitet e ardhshme.

Ekziston një listë kontrolli e zbulimeve që astronomët shpresojnë t’i bëjnë, nga shikimi i yjeve të parë që shkëlqejnë deri te gjetja e planetëve të banueshëm përtej sistemit tonë diellor.

Por gjëja që është më emocionuese për shkencëtarët janë zbulimet që ata as nuk i kanë ëndërruar.


Shtuar 12.07.2022 17:52