Tmerr në rrugët e Spanjës, demat marrin përpara turmen e njerëzve

Shtatë persona janë plagosur dhe mijëra të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar pa u goditur nga demat në Festivalin San Fermin në Pamplona, Spanjë. Gjithsej shtatë burra, gjashtë spanjollë dhe një francez kërkuan trajtim spitalor pas vrapimit me dema mëngjesin e sotëm por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua rëndë. Raportimet fillestare thonin se ishin goditur nga brirët por në fakt vetëm ishin gërvishtur prej demave dhe jo shpuar.

Festivali i demave tërheq një numër të madh vizitorësh nga e gjithë bota të cilët mblidhen për të shijuar spektaklin që ata ofrojnë. Rruga prej 875 metrash spërkatet me një substancë për të ndihmuar në parandalimin e rrëshqitjes së demave në qoshet e ngushta.

Sipas mediave të huaja tetë persona u vranë në vitin 2019, festivali i fundit para një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë Covid. Gjashtëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në vrapimet e demave në Pamplona që nga viti 1910, me vdekjen e fundit në vitin 2009./albeu.com