Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve ne bashkinë e Himarës, ndërsa në kampin e socialistëve ka pasur jo pak surpriza.
Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, më i votuar në Himarë rezulton Damian Gjiknuri, i cili ka marrë 1353 vota. Gjiknuri ia ka kaluar kështu edhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë 286 vota.
Ndërkohë, më i votuar pas Gjiknurit në Himarë është kandidati Vullnet Sinaj, me 581 vota. /albeu.com/