Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën dytësore në zonën e Qafë Kasharit.
Bëhet me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një tjetër automjet. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë ose një manovër parakalimi.
Njëri nga të plagosurit është dërguar me ambulancë në spital. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.