Si sot 8 vite më parë, Brazili përjetoi “tërmet” 7 ballë (VIDEO)

Nga Hergi Llupi, Abcnews

Shënonte data 8 korrik 2014 dhe bota e futbollit po përgatitej për një ndeshje të jashtëzakonshme në orën 22:00.

Në stadiumin Mineriao të Brazilit, do të luhej gjysmëfinalja e vlefshme për Kupën e Botës 2014 mes Brazilit dhe Gjermanisë.

Brazili ishte i zoti i shtëpisë pasi ky kompeticion luhej pikërisht në atë shtet dhe sigurisht, shihej si pretendente për ta fituar këtë trofe të jashtëzakonshëm.

Ndeshja filloi dhe në minutën e 11-të, Muller shkakton tronditjen e parë duke shënuar golin e avantazhit. Por, tre golatë tjerë erdhën njëri pas tjetrës, ku në minutën e 23-të Klose, 24-të Kroos dhe përsëri Kroos në të 26-tën.

Stadiumin e përqafoi qetësia, dëgjoheshin vetëm tifozët gjermanë. Mbështetësit vendas ishin me sytë e mbushur me lot dhe lojtarët në fushën e lojës të humbur.

Një goditje tjetër nga Khedira në minutën e 29-të vulos pjesën e parë. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Brazilit, 5-0 pjesa e parë në favor të Gjermanisë.

Pjesa e dytë nuk pati aspak surpriza. Schurrle realizon një dopietë në minutën e 69-të dhe 79-të. Ankth, Inat, dëshpërim, lodhje psikologjike… në personat që kishin të veshur fanellën e verdhë, mbizotëronin të gjitha ato të përmendura më parë.

Oscar shënon golin e vetëm dhe të nderit në minutën e 90-të, për t’i vendosur flakën asaj ndeshje që duhej harruar njëherë e mirë nga mendja e popullit brazilian./ albeu.com