E rëndë në Lushnjë, familjarët gjejnë të vetëvarur në oborr 66-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë. Një 66-vjeçare është vetevarur në banesë. Dyshohet se viktima vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës e vetëvarur, shtetasja Sh. M., 66 vjeçe (e cila vuante nga sëmundja e depresionit).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 7.07.2022 15:51