Ministria e Shëndetësisë raportoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Numri i rasteve të reja të konfirmuara gjatë ditës së fundit është 101, nga 474 testime të kryera.
Ndërkohë 13 persona rezultojnë se janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.