Paralajmërimi si në kohët e vjetra i Tyson: Do ta hedh në tapet kundërshtarin

Mike Tyson ka siguruar TMZ që ai do të përpiqet të rrëzojë Roy Jones Jr. në ring, më 12 shtator, pasi mentaliteti i tij është “kërko dhe shkatërro”. Legjenda e boksit mbron kështu veten nga ata që thonë se nuk do të jetë një duel i vërtetë, por një shfaqje për të fituar para.

Pas një seance stërvitore në Los Angeles, u shfaq Tyson tepër ambicioz. “Por pres të rikthej lavdinë time. A do ta hedh në tapet? Nëse do të kem mundësi, do të jem aty për ta shfrytëzuar.”

Të lidhura

None found

Përgjigjja ndaj Foremanit

Tyson gjithashtu iu përgjigj legjendës së boksit, George Foreman, i cili kohët e fundit ishte i shqetësuar se dy boksierët mund të lëndohen rëndë më 12 shtator: “Mos u shqetësoni për ne. George nuk u shqetësua se do të lënduar kur u rikthye në ring.”

Foreman doli u tërhoq kur ishte 28 vjeç, pas 10 vjetësh, ai pati një kthim legjendar në moshën 38-vjeçare. Ai u bë kampion i peshave të rënda kur ishte 45 vjeç para se të tërhiqej përfundimisht në moshën 48-vjeçare në vitin 1997. Tyson thotë se të dy, ai dhe Jones, e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë: “Ne jemi të dy profesionistë. Ne e dimë se si ta trajtojmë veten”.


Shtuar 2.08.2020 14:31