Korriku sjell lëvizje të mëdha pune? Parashikimi, shenjat më të favorizuara

Muaji Korrik duket se do të të jetë plot supriza për të 12 shenjat e horoskopit. Astrologu Jorgo Pulla për ‘Abc e Pasdites’ nënvizoi se Korriku ka edhe gurin edhe arrën, dhe se duhet të ketë vëmendje dhe vigjilencë nga të gjithë. Kujdes më i veçantë duhet të bëjmë tek përllogaritjet, do të ketë shumë lëvizje pune në muajin Korrik. Ata që janë në instanca të larta do të ballafaqohen me ligjin. Kujdes duhet pasur në fillim të muajin dhe në fund të muajit Korrik.

“Korriku ka dhe gurin dhe arrën, dhe dajakun dhe karrotën. Temperatura është 35 apo 40? Korriku e ka gati 80, ku do të dëgjojmë shumë gjëra. Korriku i vjetshëm është 2fishi nga ky i këtij viti, po nuk patëm vëmendje është dimër acar, po patëm vëmendje do përfitojmë aq sa nuk na e merr mendja. Çështjet ligjore janë më problematiket.”

Gjatë ndalesës në shenjën e Bircjapit, Jorgo u ndal në pjesën shpirtërore të tyren ku i nënvizoi se njohjet që bëjnë zgjasin vetëm dy muaj.

Ermali e ndërpret duke i thënë me të qeshur “Mos është Luani se dhe unë kështu e kam. Unë i them të palarat në ekran, ti e di”

“Ti e ke më orë”, ia kthen Jorgo me shaka.

Shenjat më të favorshme të muajit Korrik sipas Jorgo Pullës janë Gaforrja, Luani dhe Ujori. Ndërkohë shenjat që duhet të kenë kujdes janë Binjakët, Bricjapi, Dashi.


Shtuar 30.06.2022 18:15