Në prag të negociatave, Borell: Ky është momenti që të sjellim Ballkanin Perëndimor në BE

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell mirëpriti propozimin e paraqitur nga presidenca franceze për arritjen e kompromisit mes Shkupit dhe Sofjes.

Në një postim në Twitter Borell tha se ky është momenti i duhur për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ditën e sotme presidenti francez Emmanuel Macron tha se është i lumtur pasi palët janë drejt një kompromisi ku nëse arrihet javën e ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe RMV-në./albeu.com