Një i ri nga Qeparoi është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Rajonal të Sarandës ndërsa dyshimet e para janë se 20-vjeçari mund të jetë helmuar.
Mësohet se iu riu quhet Vasil Meni, ndërkohë që familjarët e tij nuk kanë dhënë ende sqarime të mëtejshme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve ndërsa në vijim nga kontrollet që do ti bëhen në spital pritet të dalin edhe detaje që kanë të bëjnë me gjendjen e tij shëndetësore dhe arsyet.