Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar një raund të ri sanksionesh në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Njoftimi vjen gjatë ditës së dytë të samitit të G7 në Alpet bavareze në Gjermani. Udhëheqësit botërorë janë zotuar të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Objektivi i raundit të ri të sanksioneve të Kanadasë:
-Gjashtë individë dhe 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse,
-15 shtetas ukrainas që mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Rusia
-13 individë të qeverisë dhe mbrojtjes bjelloruse, së bashku me dy entitete bjelloruse
Në një deklaratë për shtyp, kryeministri tha se qëllimi kryesor i Kanadasë me këtë raund të ri sanksionesh është “të kundërshtojë dezinformimin e Kremlinit”.
Trudeau tha se vendimi i Kanadasë është marrë së bashku me homologët e saj të G7 dhe ai përfshin synimin e liderëve botërorë për të rritur “presionin e vazhdueshëm dhe të koordinuar për të sjellë fundin e luftës së zgjedhur të Vladimir Putin”.