Horoskopi javor: Një takim i rëndësishëm do t’i ndryshojë jetën kësaj shenje, si do ta gjejë muaji korrik secilin prej jush

Horoskopi javor 27 qershor- 3 korrik 2022 nga Christine Haas

Dashi

Priten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do ndiheni gati për të ndërmarrë sfida të reja.

Demi

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, shpine dhe koke. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Binjakët

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni edhe ndryshime për të mirën e të gjithëve. Do e lini pas frikën dhe druajtjen. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni një jetë të qete dhe harmonike dhe do bëni çmos që ta arrini. Kënaqësia dhe mirëqenia duken në horizont. Ju beqarët jeni mërzitur aq shumë vetëm sa do mendoni edhe të martoheni pa dashuri. Mos u nxitoni, kësaj jave do keni një takim shumë të rëndësishëm. Saturni do ju ndihmojë të jeni të matur me shpenzimet dhe situata financiare do përmirësohet goxha. Kujdes me shëndetin. Neptuni do ketë ndikim të keq tek ju dhe mund të keni probleme me kolitin, diarre, dhimbje koke apo edhe probleme me gjumin. Në punë do jeni dinamikë dhe plot entuziazëm. Do i arrini objektivat që i keni venë vetes.

Gaforrja

Atmosfera do ngrohet kësaj jave për ju dhe gjërat do ecin në rrugën më të mirë të mundshme. Nëse keni një lidhje jo shume te qëndrueshme, këtë periudhë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do jeni më afër partnerit tuaj të dashur. Dashuria do iu pushtojë edhe ju beqarët megjithatë mirë është të mos i shkëpusni këmbët nga toka. Shpenzime te tepruara mos kryeni sepse do jetë një jave delikate për sa iu përket financave. Urani dhe Neptuni do e mbrojnë shëndetin tuaj. Bëni vetëm pak kujdes me nervozitetin dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për sa i përket jetës profesionale do jetë javë ideale. Do i keni të gjitha kushtet e nevojshme për të arritur atje ku dëshironi.

Luani

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë javë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Virgjëresha

Venusi do ketë ndikimin më të madh këtë javë dhe do jeni më të ndërgjegjshëm për të komunikuar e për t’u shprehur. Planetët do iu shtyjnë t’i jepni më shumë ngjyra jetës suaj në çift. Në ndonjë moment mund të ketë edhe debate të vogla, por që do kalojnë pa u kuptuar shumë. Ju beqarët do udhëhiqeni nga një energji shumë e madhe dhe nga pasioni. Do dashuroni në çmenduri sepse do gjeni edhe personin e duhur. Në planin financiar reagoni mirë para se të veproni sepse situata nuk paraqitet shumë e favorshme. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë. Kujdes duhet të bëni vetëm me ushqimin e tepruar. Ruajeni veten edhe nga infeksionet. Në punë do merrni shumë kënaqësi dhe ato që prisnit do iu realizohen.

Peshorja

Të mbështetur nga planetët do kaloni një javë të mbushur me pasion. Monotonia nuk do ketë më vend në jetën tuaj në çift. Shprehini edhe më tepër ndjenja dhe mundohuni të largoni idetë e këqija. Për ju beqarët priten aventura të reja. Të pushtuar nga euforia nuk do dini se ku të ndaleni. Kujdes sepse mund të lëndoheni vetë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithsesi nëse bëni pak kujdes me shpenzimet situata do jetë e mirë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por që lidhen përgjithësisht me ndonjë virozë. Mundohuni të kujdeseni pak më shumë. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do mund ta konsolidoni më tepër pozicionin tuaj.

Akrepi

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Financat ne tërësi do jenë të mira. Hëna madje mund të sjellë edhe një surprizë nga mesi i javës. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Do ndiheni në forme të mire fizike. Gjithsesi bëni kujdes nëse keni për të bërë rrugë të gjata. Në punë do i mbani premtimet dhe fjalët e dhëna kështu që do gëzoni mbështetjen e të gjithëve.

Shigjetari

Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

Bricjapi

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë herë pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzoheni. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Nëse mbani dietë mundohuni të mos zbatoni rregulla shumë strikte sepse do keni edhe shqetësime. Në punë merrni edhe mendimet e kolegëve para se të kryeni ndonjë projekt të madh.

Ujori

Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e begatë dhe e mbushur me emocione. Pranë partnerit do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë. Ju beqarëve do ju plotësohen ëndrrat më të bukura dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër rrjedhë. Për asnjë moment nuk do ndihen vetëm dhe zemra do iu përmbushet. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jeni nëse punoni në aktivitete private.

Peshqit

Gjatë kësaj jave do i përkushtoheni më tepër jetës tuaj sentimentale. Do keni diskutime goxha të gjata me partnerin dhe do vendosni pikat mbi “i” për disa çështje delikate. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse që ditët e para dhe gjatë gjithë javës do përjetoni emocione të këndshme. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi, përkundrazi do jeni energjike dhe dinamike. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po nuk kryet çmenduri gjendja do mbetet e kënaqshme. Në pune do keni ide shumë të mira sesi të arrini atje ku keni dëshiruar. Do lodheni e do mundoheni paksa, por rezultatet do ua mbushin zemrën me gëzim.