Burri vrau gruan e më pas veten, detaje të reja nga ngjarja tragjike në Prishtinë

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen ‘Emshir’ në kryeqytet.

Pa shenja jete u gjetën një grua dhe një burrë. Policia e Kosovës ka deklaruar se dyshohet që burri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër, ndërsa më pas ka qëlluar edhe veten me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit dhe viktimës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe dyshohet që dyshja ishin të martuar më parë, por që së fundi kishin pasur probleme të njëpasnjëshme dhe po ndjeknin një procedurë divorci./


Shtuar 15.03.2021 11:07