Sa para të paguan për të deklaruar se je me COVID-19? Këngëtarja shqiptare: O injorante!

Këngëtarja shqiptare Adelina Thaci u prek pak kohë më parë nga COVID-19. Pa komplekse, ajo pranoi se ishte e prekur nga koronavirusi, duke u bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.

Por pavarësisht masave apo shifrave shqetësuese të publikuara cdo ditë nga kanalet zyrtare, ende shqiptarët nuk e besojnë COVID-19.

Adelina publikoi mesazhin e një prej ndjekësve në Instagram, që e pyeti sesa lekë ka marrë shpërblim, që të deklarohej e prekur nga koronavirusi. “Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”- i shkroi ndjekësja.

Përgjigja e këngëtareska qenë e tillë: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorante si ti ka sa të duash.”

Adelina e publikoi mesazhin në InstaStory, ndërsa në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, janë rregjistruar mbi 200 të prekur nga virusi, si dhe pati shtatë viktime.


Shtuar 28.07.2020 17:09