Shoku e Marjeta Zylalit, 31-vjeçares së zhdukur nga Librazhdi, zbardh të tjera detaje dhe zbulon bisedat e fotot e fundit të të resë.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, në News24, shoku i 31-vjeçares, Bledi nga Pogradeci, tha se ka biseduar deri më 14 qershor me Marjetën, pra një ditë para zhdukjes së saj.
Ai theksoi gjithashtu se pas zhdukjes së saj i shkruan një adresë në “Facebook”, ku i dërgon edhe foto të Marjetës.
Pjesë nga biseda:
Nëna: Unë nuk e njoh vetëm Gentianin. Pranvera është nëna e tij, që ne e kemi krushk. Ajo e dinte lidhjen, se e mori dhe njëherë më parë Gentiani, por nuk e lashë. Ai nuk e mori për vete, por për tjerët, për çështje letrash.
Bledi nga Pogradeci: Po e njoh Marjetën. E njoh prej gati 4 muajsh. Unë jam njohur në “Snap” me Marjetën. Jemi lidhur rastësisht. Ma ka treguar jetën e saj, ka një vajzë 6 vjeçe dhe një çun 10 vjeç, çunin ja mbante bashkëshorti, ndërsa vajzën vetë. Unë thjesht dilja për kafe me të, pastaj ajo shikonte jetën e vet, unë timen. Ne nuk kishim marrëdhënie intime, vetëm shoqërore. Kohët e fundit, më 12-13 Marjetën e merrnin me privat, dhe më thoshte mua. Unë i thoja që mos t’ia hap, por ajo e hapte, e mbyllte me mua dhe e hapte direkt. Nuk e di kush e merrte, e pyesja, por më thoshte që nuk e dinte as vetë kush ishin ata persona.
Pyetje: Çfarë të kishte thënë për një Gentian Koçi?
Bledi nga Pogradeci: Nuk më ka thënë asgjë. Ja kam kontrolluar një herë telefonin dhe e kam pyetur vetë kush ishte ai. Unë nuk e njoh Gentianin. Me Marjetën kam folur për herë të fundit më 14, një ditë para se të zhdukej. Bëmë bisedë të thjeshtë, si je, çfarë bën, se i kishte ardhur dhe motra nga Italia dhe nuk flisnim shumë, se kishte turp. Me mua fliste gati 10-15 minuta dhe nuk e pashë të shqetësuar. Pas zhdukjes së saj, madje edhe tani në këto momente, më shkruan një adresë, më kanë dërguar dhe foto të Marjetës./BW/