Ashtu si Pogba, një tjetër që po ashtu duket se do të kthehet në klubin ku ishte është Romelu Lukaku. Vetë Fabrizio Romano ka raportuar se Chelsea dhe Inter tashmë kanë arritur një marrëveshje dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhet javën e ardhshme.
Sulmuesi belg do të udhëtojë drejt Milanos për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re javën e ardhshme.
Bëhet e ditur gjithashtu se Lukaku do të shkojë te Interi vetëm në huazim pa mundësi blerjeje. /albeu.com/