Shefi i qeverisë Edi Rama ka premtuar rritje pagash në mandatin e tretë me 40% për mësuesit, bluzat e bardha dhe 30% për punonjësit e administratës publike.
Ndërsa e ka bërë të qartë vendosmërinë për të mbajtur të pandryshuar pagat e ministrave e deputetëve deri në vitin 2025.
“Jam unë i pari nuk janë mjekët e infermierët as mësuesit e policët që e di që nuk mjafton e ndaj në mandatin e tretë pagat e mësuesve do të rriten edhe 40% më shumë dhe po ashtu 40% do rriten dhe të bluzave të bardha që kanë njohur rritjen më të lartë historike në këtë mandat të dytë të PS.
30% do rriten edhe pagat e punonjësve të administratës publike.
Ndërkohë që pagat e qeveritarëve e parlamentarëve as janë rritur as do rriten asnjë qindarkë deri në 2025″, tha Rama.
Rama i bëri thirrje bizneseve të vogla që të kenë kujdes nga premtimi i opozitës për taksat.
“Taksa për 100 mijë biznese të vogla do mbetet zero me PS deri në vitin 2029.
Bizneset e vogla që deri në 2013 paguanin taksë të sheshte 10%, me përgjysmimin e taksës që ditën e parë të qeverisjes sonë u kemi kursyer 200 mln usd.
Sot kur fantazma e taksës së sheshtë është rishfaqur të bëjnë kujdes shumë në 25 prill, ndërkohë që sot e kanë zero të kenë shumë kujdes, mos harroni se për ata që quheshin biznes i vogël deri në 80 mijë dollarë xhiro në vit e jo deri në 140 mijë dollarë xhiro si sot, pa harruar tvsh zero që keni sot deri në 100 mijë dollarë.
Rrini drejt e na mbështesni në rrugën e re për ju me zero taksë se rruga e tyre e vjetër që ju ka cuar për dreq katër herë se jeni pikërisht ata që fitoni më pak, kurse këta janë ata që juve ju marrin me shumë, e më pak u marrin atyre që fitojnë më shumë, s’ka mundësi që këtë herë t’ju dalë për mirë, se prapë për dreq do dalë, nëse dilni nga rruga e re”.
Duke thumbuar opozitën dhe koalicionin e tyre, Rama iu drejtua me një mesazh të gjithë elektoratit opozitar:
“O njerëz a do e kuptoni apo jo e kur do e kuptoni, e kam me të gjithë ata që u venë atyre pas që këta s’janë as për ju e as për Shqipërinë por për xhepin e rrethin e tyre sic kanë qenë gjithmonë sa herë që u ka rënë Shqipëria në dorë dhe që e kanë cuar për lesh dhie.
Kushdo që të përfudnoj si pulat e Gon Dukës që rriten me drita artificiale e që përfundojnë për mish tavoline le të rrijë pakicë me pakicën se ne do jemi me shumicën dhe për shumicën, jo për një pakicë që ka 5 shtëpi për t’u shplodhur”.
“Jemi vetëm në mes të një rruge që vazhdon e një pune që duhet patjetër të vijoj
e nuk mjafon të hapim vetëm vende të reja pune por shumë më shumë vende pune me paga më të larta në sektorin privat, do e bëjmë!
Duhet ta bëjmë duke përmirësuar klimën e biznesit e rritur investimet huaja, fuqizuar më tutje arsimin profesional, bashkë me punë e durim të madh të gjithë këtë transformim
kjo dekadë duhet e do jetë dekada e përfundimit të një kthese të madhe historike që ka nisur”,– tha Rama.