Pas operacionit plastik, Ana e “Përputhen” tregon për herë të parë rezultatin (FOTO LAJM)

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë. Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Ndërkohë pas largimit nga emisioni, Ana ka vazhduar e qetë jetën e saj dhe këtë kohë si një vajzë beqare po e shfrytëzon për të bërë ndërhyrje në fytyrë dhe për t’u ndjerë sa më mirë me veten. Së fundmi ajo ka zbuluar se ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë.

Ana ka publikuar në Instagram një foto të saj, në të cilën vihet re hunda e fashuar. Ajo nuk e ka mbajtur dot gjatë fshehur dhe ka ndarë këtë “sekret” me ndjekësit e saj.

Madje, sot ajo vetë na ka treguar pamjen e saj me hundën e re, teksa duket shumë e lumtur me këtë ndryshim.

“Ju pëlqen hunda ime e re?”- shkruan Ana krahas videos, duke kërkuar mendimin e ndjekësve.

Gjatë kohës që ishte pjesë e “Për’puthen” ajo bëri dhe një mbushje të buzëve për t’u dukur më të plota dhe pa asnjë lloj kompleksi e bëri edhe këtë ndërhyrje publike.


Shtuar 15.03.2021 10:55