Super sukses, Tayna dhe Dafina arrin rekord në muzikën shqiptare (FOTO LAJM)

Bashkëpunimi i Taynës me Dafina Zeqirin ka qenë një nga projektet më të suksesshme të dy artisteve. Edhe pse ka kaluar disa kohë, kënga është akoma mjaft e pëlqyer.

Kjo këngë ka arritur së fundmi një rekord me mbi 50 milionë klikime.

Kjo është një arritje për reperet, pasi bëhet bashkëpunimi i parë mes dy femrash që arrin këto shifra. Lajmin e kanë ndarë vetë këngëtaret në ‘Instastory’, të cilat me siguri janë emocionuar shumë.

Kujtojmë se dyshja është mjaft aktive në muzikë. Tayna sapo ka publikuar hitin e saj më të ri “Bass”, ndërsa Dafina po punon për albumin “Dafinë moj”.


Shtuar 27.07.2020 07:20