Një sulm i armatosur në Etiopi i mori jetën të paktën 260 civilëve në rajonin Oromia të Etiopisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së shtunë dhe ishin dy banorë të zonës ata që dhanë raporte të detajuara mbi atë ç’ka ndodhi.
Sipas Protothemës, një banor foli për 260 të vdekur, tjetri për 320. Ata nuk pranuan të japin emrat e tyre për shkak të frikës për sigurinë e tyre.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Abi Ahmed dënoi “aktet e tmerrshme” që ai përshkroi në Oromia, pa dhënë detaje.
“Sulmet ndaj civilëve të pafajshëm dhe shkatërrimi i mjeteve të tyre të jetesës nga forcat ilegale dhe të padisiplinuara janë të papranueshme”, tha ai në Twitter.
Kreu i komisionit të të drejtave të njeriut i emëruar.
nga Etiopia tha të dielën se një organizatë e quajtur Ushtria Çlirimtare e Oromos (OLA) ishte përgjegjëse për “sulmin dhe shkatërrimin vdekjeprurës” në Oromia, pa dhënë detaje.
Trupat e viktimave u groposën në varreza masive.