Teksa në Ekuador janë kapur sasi të mëdha të Kokainës, që nisen drejt Europës, agjentë të policisë shqiptare kanë shkuar në vendin latin.
Sisa efektivë të sektorit të anti-drogës kanë shkuar nga Shqipëria në Guayaquil për të parandaluar tregtinë e kokainës.
Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se zyrtarët e anti-drogës kanë marrë kontakt me homologët e tyre të anti-narkotikut në qytetin më të madh port të Ekuadorit.
Ndaj dhe do të shohin nga afër të gjitha procedurat që kryen në portin e Guayaquilit për zbulimin e kontejnerëve të dyshuar, ku mund të fshihet kokainë. Lëndë narkotike, që më pas sillet me konteinerë drejt Shqipërisë, duke përdorur si pikë hyrëse portin e Durrësit.