Ditën e sotme minimaturantët di janë nënshtruar provimit të parë të detyrueshëm në lëndën e Gjuhës Shqipe. Në orën 10:00, rreth 31350 minimaturantë kanë nisur provimin e parë të detyrueshëm, i cili do të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta.
Minimaturantët e klasave të 9-ta janë paraqitur një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë.
Pas gjuhës shqipe, nxënësit do të testohen edhe në matematikë e gjuhë të huaj. Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”.